Site icon Telegrafi

Ronaldo humbi disa raste në ndeshjen ndaj Real Sociedad, ai mori kritika për paraqitjen e tij

Cristiano Ronaldo kishte shumë raste që i shpërdori në paraqitjen e tij të parë në Ligën e Evropës të enjten mbrëma.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë kishte ndeshjen e dytë si startues këtë sezon për Manchester Unitedin, por skuadra e tij humbi 1-0 ndaj Real Sociedad në Old Trafford.

Brais Mendez shënoi golin e vetëm të ndeshjes nga pika e parë pas një penalltie të diskutueshme për lojë me dorë nga Lisandro Martinez.

Superylli portugez nuk mundi të linte shenjë, pavarësisht një sërë mundësish që kishte në këtë takim.

 

Ronaldo pas ndeshjes ishte subjekt i shumë komenteve në mediat sociale nga fansat pas një paraqitje zhgënjyese të tij.

Para humbjes nga Real Rociedad, United kishte fituar katër ndeshje radhazi./Telegrafi/

Exit mobile version