Cristiano Ronaldo bëri një akt të jashtëzakonshëm sportiv në ndeshjen që po zhvillohet mes Al-Nassr dhe Persepolis në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Ekipi i Luis Castros ka mirëpritur ekipin iranian në “Al Awwal Park” për ndeshjen e parafundit në grupin E dhe mund të kishin marrë avantazhin kur Ronaldo fitoi penallti në minutat e para të ndeshjes.
Lojtarët e ekipit kundërshtar menjëherë protestuan vendimin e gjyqtarit por befasisht Ronaldo u afrua tek gjyqtari dhe i bëri me dije se nuk ishte faull.
Cristiano Ronaldo waved off his own penalty against Persepolis, telling the referee himself he didn't believe it was a foul. 👀
Not something you see every day in football. 👏 pic.twitter.com/do8L58tFYJ
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) November 27, 2023
Ai bëri me gisht në drejtim të gjyqtarit dhe u vërejt duke thënë “Nuk ishte penallti”.
Sidoqoftë, gjyqtari për të qenë më korrekt shkoi në monitorin e VAR-it ku më pas mori vendimin se nuk ishte penallti.
Al Nassr kanë 13 pikë në grup dhe tashmë kanë siguruar kualifikimin tutje me Ronaldon që ka qenë autor i tre golave në këtë kompeticion./Telegrafi/