Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e ‘Lojtarit të Vitit’ te Manchester Unitedi, duke lënë pas vete portierin David de Gea dhe mesfushorin Fred.
Portugezi shijoi një sezon të parë produktiv në Old Trafford, duke shënuar 24 gola në të gjitha garat, me 18 prej tyre që erdhën në Ligën Premier.
Në të vërtetë, ai përfundoi vetëm pas dyshes Son Heung-min dhe Mohamed Salah në garën për Këpucën e Artë në Ligën Premier dhe ka shprehur vendosmërinë e tij për të ndihmuar Unitedin të fitojë trofe në sezonin 2022/23.
Çmimi i emëruar ‘Sir Matt Busby’ apo ‘Lojtari i Vitit’ është votuar nga mbështetësit e klubit anembanë globit.
𝗢𝘂𝗿 𝘀𝘁𝗮𝗻𝗱𝗼𝘂𝘁 𝗽𝗲𝗿𝗳𝗼𝗿𝗺𝗲𝗿 👏
You've voted @Cristiano as our Sir Matt Busby Player of the Year 🤩🏅#MUFC | @adidasfootball
— Manchester United (@ManUtd) June 4, 2022
Tifozët u ftuan të votonin për lojtarin që mendonin se e meritonte çmimin, me Ronaldon që në fund mori 60 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.
De Gea përfundoi i dyti në votim me 29 për qind të votave, ndërsa Fred i treti mori vetëm 2 për qind të votave.
Ronaldo ka gjithashtu një shans për të fituar çmimin “PFA Lojtari i Vitit”, ku ai është nominuar së bashku me yje si Kevin De Bruyne, Harry Kane, Salah, Sadio Mane dhe Virgil van Dijk.
🔴 3️⃣9️⃣ appearances
⚽️ 2️⃣4️⃣ goals@Cristiano 👏#MUFC— Manchester United (@ManUtd) June 4, 2022
Different class, @Cristiano ☝️✨#MUFC | #PhotoOfTheDay pic.twitter.com/NWAVKMES7R
— Manchester United (@ManUtd) June 4, 2022
Cilët janë 10 fituesit e fundit të ‘Lojtarit të Vitit’ në Man Utd?
Kjo është hera e katërt që Ronaldo fiton çmimin e ‘Lojtarit të Vitit’ në United, pasi e kishte fituar më parë atë në sezone 2003/04, 2006/07 dhe 2007/08, sezoni që pa Djajtë e Kuq të fitojnë Ligën e Kampionëve.
De Gea gjithashtu e ka fituar çmimin katër herë – dhe tre herë radhazi midis viteve 2013 dhe 2016 – ndërsa lojtarët nga Portugalia kanë dominuar për tre sezonet e fundit, me Bruno Fernandes që fitoi çmimin në sezonet 2019/20 dhe 2020/21.
Luke Shaw, Ander Herrera, Robin van Persie dhe Antonio Valencia e kanë marrë gjithashtu çmimin nga një herë gjatë 10 viteve të fundit. /Telegrafi/