Telegrafi

Ronaldo “fenomeni” i rikthehet futbollit në pozitë të lartë drejtuese te Corinthians?

Nëse Andres Sanchez do të zgjidhet president i Corinthians në shkurt, atëherë ka thënë se do ta rikthejë në klub ish yllin brazilian, Ronaldo.

Ronaldo mund të rikthehet shpejt te Corinthians, nëse Andres i cili drejtoi Sao Paulon katër vite zgjidhet në krye të Corinthians.

Edhe pse nuk është konfirmuar ende kandidatura e tij, 53 vjeçari ka thënë se nëse ndodh që të emërohet në aët pozitë do ta ftojë për një prej pozitave kryesore fenomenin e madh për të ndërtuar strategjinë e klubit.

Dy herë fituesit i Topit të Artë, Ronaldo, ishte pjesë e triumfeve të mëdha me Brazilin, teksa luajti te skuadrat e mëdha si Interi, Barcelona, Real Madridi para pensionimit me Corinthians kur ky klub dështoi të kualifikohej për fazën grupore të Copa Libertadores.

“Nëse do të jem kandidat dhe do të fitoj zgjedhjet, Ronaldo do të jetë pjesë e Corinthians”.

“Pozitat do ët zgjidhen më vonë, por për shkak të aftësisë së tij për ta çuar lart klubin. Ronaldo kurrë nuk ka qenë larg prej Corinthians. Ai është njeri që gjithmoën ka kontribuar për klubin”.

“Ai është shumë kompetent në të gjitha që ai bën”, theksoi Andres.

Corinthians është në rrugë të mirë ta fitojë titullin e kampionit në Brazil pas fitores ndaj rivalit të përbetuar, Palmeiras të dielën, duke çuar epërsinë në krye të tabelës në gjashtë pikë me gjashtë ndeshje të mbetura. /Telegrafi/