Real Valladolid ka konfirmuar se legjenda braziliane Ronaldo Nazario është president i ri i klubit.
Ish-lojtari i shumë skuadravee të mëdha ka blerë 51 për qind të klubit, duke zëvendësuar kështu Carlos Suarez, i cili do vazhdojë të mbajë rol në bordin e klubit.
“Për mua kjo është një ditë shumë e rëndësishme”, ka thënë Ronaldo para mediave.
📸💜 @ronaldo ya presume de la blanquivioleta #RealValladolid pic.twitter.com/CVT5ePqQD4
— Real Valladolid C.F. (@realvalladolid) September 3, 2018
“Kam kaluar në shumë faza dhe procese në vitet e fundit brenda dhe jashtë futbollit, jam shumë krenar të jem këtu sot”.
“Ne duam të konsolidojmë këtë klub në një nivel të lartë dhe të vazhdojmë me rritjen”.
“Dua që të gjithë të marrin pjesë, pa marrë parasysh a jeni pjesë e klubit apo vetëm tifoz. Ne duam ide, opinione, kritika dhe shpesë. Të gjithë mund të luajnë një rol”, shtoi Ronaldo për fund.
Nga tri ndeshjet e para Valladolidi ka dy barazime dhe një humbje (0-1 ndaj Barcelonës) në xhiron tjetër do të përballen me Alaves. /Telegrafi/