Telegrafi

Ronaldo e takon ‘mësuesin’ Ferguson: Kam mësuar shumëçka prej tij

Cristiano Ronaldo, futbollisti më i mirë në botë për vitin 2017, ndau një pamje në rrjetet sociale me ish-trajnerin dhe legjendarin, Sir Alex Ferguson.

Trajneri i famshëm i Manchester United e solli portugezin në vitin 2003 në Old Trafford dhe është një nga më të merituarit për sukseset e tij.

Ndërsa Juventus luajti të martën në Manchester, Cristiano shfrytëzoi mundësinë për të takuar që ta takoj mësuesin.

Paul Pogba dhe Cristiano Ronaldo (Getty Images)

“Ai është një trajner i mirë dhe, mbi të gjitha, një njeri i mrekullueshëm. Ai më ka mësuar shumë gjëra në fushë dhe jashtë saj. Bos, më vjen mirë që të shoh se je mirë”, shkroi Ronaldo në llogarinë personale të Twitterit.

Theksojmë se portugezi luajti 292 ndeshje për klubin e Old Trafford dhe shënoi 118 gola dhe pati 68 asistime.

Pasi e fitoi titullin e kampionit me Djajtë e Kuq në vitin 2009, ai vendosi të shkojë në Real Madrid, ku vazhdoi të bënte karrierë të jashtëzakonshme.

Këtë verë vendosi të largohet nga Madridi dhe të bashkohet me Juventusin. Gjatë këtij sezoni ka luajtur 11 ndeshje për klubin nga Torino dhe ka shënuar pesë gola dhe ka pasur po aq asistime. /Telegrafi/