E ardhmja e Cristiano Ronaldos duket shumë larg Manchester Unitedit dhe largimi i tij nga Old Traford pritet të ndodhë qysh në afatin kalimtar të janarit.
Ylli portugez dha një intervistë të gjatë ku ka goditur drejtuesit e klubit, trajnerin Erik Ten Hag, por nuk i kurseu as disa bashkëlojtarë të tij.
Manchester United ka njoftuar se do të marrë masa ndaj Ronaldos dhe mund t’ia shkëpusë kontratën në mënyrë të njëanshme.
Cristiano Ronaldo dhe Gary Neville kanë qenë miq të mirë, por javë më parë portugezi e injoroi ish-bashkëlojtarin e tij duke mos ia zgjatur dorën.
Megjithatë Neville vazhdon të ketë simpati për Ronaldon, derisa ka shprehur keqardhje për mënyrën se si do të largohet ai nga Old Traford.
Sad that it’s come to a point where arguably United’s greatest ever talent is likely to be sacked. It didn’t need to be like this. A mature conversation a few weeks ago between “both parties” could have secured a smooth exit.
— Gary Neville (@GNev2) November 18, 2022
“E trishtueshme që ka arritur në pikën ku një nga talentet më të padiskutueshëm dhe më të mëdhenj të United të nxirret jashtë. Nuk ishte e nevojshme të arrinte deri në këtë pikë”.
“Një bisedë e pjekur mes dy palëve, disa javë më parë, do të kishte siguruar një dalje komode”, ka shkruar Neville në Twitter. /Telegrafi/