Gianluigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo janë njohur zyrtarisht nga UEFA si dy më të mirët në histori të kësaj gare.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ia ka dhënë legjendës italiane “Çmimin Presidencial”, ndërsa portugezi e ka fituar “Golashënuesi më i mirë në histori të garës”.
Për më tepër, kreu i UEFA-s ka thënë për Buffonin se është portieri më i mirë i të gjitha kohërave sipas tij.
🧤🏆 Grande Gigi! Gianluigi Buffon will receive the 2024 UEFA President’s Award!
From Parma to the pinnacle of world football, the legendary goalkeeper has inspired generations with his skill, resilience and heart and will be honoured in Monaco this week.
Full story: ⬇️
— UEFA (@UEFA) August 26, 2024
“Për mua personalisht, ai është portieri më i mirë në histori”, ka thënë Ceferin në ceremoninë zyrtare.
Në anën tjetër, Ronaldo ka thënë se ka shumë kutime të mira nga Liga e Kampionëve, përkundër se luan tani në Aarabi.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë e mbylli karrierën e tij në garën më të madhe për klube në Evropë me 140 gola të shënuara. /Telegrafi/
🌟 He’s in Monaco at the #UCLdraw, the UEFA Champions League’s all-time top scorer – @Cristiano! pic.twitter.com/1wL03F1Mis
— UEFA (@UEFA) August 29, 2024