Site icon Telegrafi

Ronaldo dëshiron të qëndrojë te Man Utd edhe pas pensionimit, synon një rol trajneri

Cristiano Ronaldo ka plane konkrete pas pensionimit pasi mund të shohë një të ardhme trajnimi për veten e tij te klubi aktual, Manchester United.

Sipas mediumit britanik The Sun, Ronaldo dëshiron të mbetet te Manchester Unitedi edhe kur të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Ylli portugez është i etur për të shkuar në stërvitje në klub – gjë që mund ta shohë atë të mbikëqyrë përparimin e djalit të tij Cristiano Jr.

Lexo po ashtu “Ronaldo do të jetë menaxher i Manchester Unitedit pas 18 muajve”, Sherwood vjen me një parashikim interesant

36-vjeçari nënshkroi një marrëveshje dy-vjeçare me opsionin e një viti të tretë në gusht kur u njoftua rikthimi i tij i bujshëm i tij në Ligën Premier.

Por, ai dhe menaxheri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer janë të bindur se ai do të jetë në gjendje të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë deri në moshën 40-vjeçare.

Lexo po ashtu Solskjaer tregon se deri në çfarë moshe Ronaldo do të luaj futboll

Ronaldo pastaj tundohet të hyjë në një rol trajneri te Djajtë e Kuq, ku ai mendon se u zhvillua më shumë pasi u nënshkrua si një 18-vjeçar nga Sir Alex Ferguson.

Kjo mund ta shihte atë duke udhëhequr djalin e tij Cristiano Jr, i cili është 11 vjeç dhe ka filluar stërvitjen në United. /Telegrafi/

Exit mobile version