Telegrafi

Ronaldo dëshiron Luis Enriquen si trajner te Man Utd

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo ka identifikuar zëvendësuesin e preferuar të Ole Gunnar Solskjaer te Manchester Unitedi dhe ai thuhet se është spanjolli Luis Enrique.

Manchester Unitedi ka konfirmuar gjatë ditës shkarkimin e Solskjaer dhe emërimin e Micheal Carrick si pasues i përkohshëm.

Megjithatë, drejtuesit e Unitedit janë të interesuar ta gjejnë sa më shpejt pasuesin e përhershëm të Solskjaerit në stolin e Old Trafford.

Lexo po ashtu Pesë kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Solskjaer te Man Utd

Shumë emra trajnerësh janë përmendur gjatë ditëve të fundit, por edhe sot, teksa një i fundit tashmë po qarkullon si i preferuari i sulmuesit Ronaldo.

Sipas mediumit Sky Sports, Ronaldo dëshiron që spanjolli Enrique të jetë trajneri i ri i Manchester Unitedit.

Trajneri i Spanjës do të konsiderohet si një zëvendësues i mundshëm i Ole Gunnar Solskjaer së bashku me Zinedine Zidane dhe Erik ten Hag.

Brendan Rodgers dhe Mauricio Pochettino gjithashtu kanë qenë të lidhur, por të dy konsiderohen si të largët për këtë rol, pasi janë në kontrata me Leicester Cityn dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/