Luis Nazario de Lima Ronaldo është bërë pronar i ri i Cruzeiro, skuadra ku ai u bë i famshëm dhe nga aty bëri transferimin në Evropë.
Ronaldo që është pronari i skuadrës spanjolle Real Valladolid, e ka konfirmuar marrëveshjen së bashku me presidentin e skuadrës braziliane, Sergio Santos Rodrigues.
Marrëveshja u nënshkrua të shtunën në Sao Paulo, me më shumë detaje që do të konfirmohen në ditët në vijim.
Cruzeiro + Ronaldo = #CruzeiroFenomenal pic.twitter.com/nGQ4lANqv1
— Cruzeiro 🦊 (@Cruzeiro) December 18, 2021
Synimi i Ronaldos është të kthejë Cruzeiron në nivelin më të lartë të futbollit brazilian, pasi ka rënë nga kategoria në vitin 2019.
“Unë them se kam shumë për të kontribuar, kemi shumë punë përpara dhe ambicie për të bërë diçka të madhe me Cruzeiron”, ka thënë ish-sulmuesi i njohur në Instagram për marrëveshjen.
Em 1993, um dos maiores jogadores brasileiros de todos os tempos entrou em campo com a camisa azul celeste no peito, sendo revelado para o mundo do futebol. 💙
Hoje, ele veste a camisa para abrir novamente as portas do mundo para o nosso clube! 🦊
#CruzeiroFenomenal pic.twitter.com/sblNrC92io
— Cruzeiro 🦊 (@Cruzeiro) December 18, 2021
Cruzeiro bëhet skuadra e dytë në pronësi të Ronaldos së bashku me Real Valladolid, që luan në La Liga 2 pas rënies nga La Liga në sezonin 2020/21. /Telegrafi/