Cristiano Ronaldo është i mërzitur me mungesën e progresit që po bën Manchester United në merkaton e verës.
Trajneri i ri Erik ten Hag ende nuk ka parë një nënshkrim të parë dhe situata e ka lënë portugezin të frustruar.
Record thotë se një Ronaldo i ngopur është gati të largohet nga skuadra veriperëndimore për shkak të mungesës së tyre të dukshme të ambicies së transferimit.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë i ka vendosur klubit një ultimatum – “përfundo transferimet ose do të largohem”.
Ronaldo thuhet se ka informuar rrethin e tij të ngushtë se mungesa e vazhdueshme e transferimeve do ta bënte atë të fillonte të kërkonte një klub tjetër.
Ai shënoi 24 gola në 38 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar, por skuadra përfundoi në vendin e gjashtë. /Telegrafi/