Site icon Telegrafi

Ronaldo, ‘ankthi’ i Atletico Madridit – portugezi ka dëshmuar në disa raste se mund ta mposhtë i vetëm skuadrën spanjolle

Manchester United do të përballet me Atletico Madridin në 1/8  e finales në Ligën e Kampionëve.

Është një lojë që premton të jetë një nga më tërheqëset e shortit, me të dyja klubet në dukje se mund të bëjnë më mirë dhe që kanë potencial të jashtëzakonshëm.

Dy skuadrat përfunduan me njëra-tjetrën, pas shortit të parë të dështuar – me United duke shmangur ndeshjen e planifikuar origjinale kundër Paris Saint-Germain, ndërsa Atleti nuk do të përballet me Bayern Munich.

Kjo do të jetë një përplasje e veçantë për portierin e United, David De Gea – i cili do të luajë me ish-klubin e tij për herë të parë që nga transferimi në Old Trafford një dekadë më parë.

Megjithatë, të luash ndaj Atleticos në Evropë është gjithmonë një rast i veçantë për yllin e United, Cristiano Ronaldo – i cili ka një rekord të jashtëzakonshëm kundër skuadrës së Diego Simeone në këtë garë.

Në të vërtetë, çdo ndeshje eliminatore e Ligës së Kampionëve që Atletico humbi midis 2014 dhe 2019 ishte kundër një skuadre që përfshin superyllin portugez.

Ronaldo luajti një rol kyç në finalet e Ligës së Kampionëve të vitit 2014 dhe 2016, kur Real Madridi eliminoi rivalët e tyre të qytetit.

Sulmuesi ishte gjithashtu i rëndësishëm kur Madridi mposhti Atletin në çerekfinalen e vitit 2015 dhe në fazën gjysmëfinale dy vjet më vonë, kur skuadra e Simeones dukej se ishte e mallkuar nga fqinjët e tyre në arenën ndërkombëtare.

Real Madrid do të fitonte Ligën e Kampionëve për një sezon të tretë radhazi dhe të katërtin në pesë edicione.

Ronaldo u largua për në Juventus në verën e vitit 2018 dhe ai ishte në formë të shkëlqyer pasi gjigantët italianë eliminuan Atleticon në raundin e 1/8-së së finales, kur edhe debuoi në atë edicion për Biankonerët.

Pasi skuadra e Simeones triumfoi 2-0 në ndeshjen e parë në Madrid, një hat-trick mahnitës i Ronaldos në ndeshjen e kthimit siguroi që Juve të gëzonte një kalim në çerekfinale.

Rekordi i Ronaldos kundër Los Rojiblancos gjatë gjithë karrierës së tij është mahnitës – ai është përballur me skuadrën e Simeones në 35 raste, ndërsa ka shënuar 25 gola kundër tyre.

Në mënyrë të pabesueshme, Ronaldo ka shënuar katër het-tricke kundër Atleticos në karrierën e tij.

Ylli portugez ka dëshmuar të jetë armiku më i madh i Atleticos për pjesën më të mirë të një dekade, por kjo do të jetë hera e parë që ai do të përballet me ta, ndërsa përfaqëson United.

Paraqitjet e Ronaldos në Ligën e Kampionëve këtë sezon nuk tregon shenja se ai po ngadalësohet – duke shënuar gjashtë gola në pesë paraqitjet në fazën e grupeve.

36-vjeçari ka shënuar gjithsej 140 gola gjatë karrierës së tij në kompeticion – 15 më shumë se rivali më i afërt Lionel Messi. /Telegrafi/

Exit mobile version