Ronaldo dëshiron të kthehet në futboll, por kësaj radhe si drejtues klubi.
Sipas gazetës O Globo, ish-lojtari 41-vjeçar i Real Madrid është duke negociuar blerjen e Valladolidit.
Mediat braziliane shkruajnë se operacioni kushton rreth 30 milionë euro, është afër mbylljes.
Janarin e kaluar në një intervistë të Ronaldos ai kishte thënë se po punon që në të ardhmen të marr drejtimin një klubi.
“Do të ishte një nder i madh që ta drejtoj Federatën e Futbollit të Brazilit, por së pari unë dua që kem përvoj për të menaxhuar një klub”.
“Unë jam duke menduar që ta blej një klub të dytë në Spanjë ose në Angli. Unë dua të bëj diçka inovative. Unë mendoj se jam gati për këtë sfidë”, kishte thënë ai.
Sipas O Globo, ai e ka interes të investojë në një klub si Valladolid, ku kryetar është Carlos Suarez.
Presidenti aktual kishte pohuar se aktualisht nuk ka asgjë në këtë drejtim. /Telegrafi/