Ronaldo ka dhënë një intervistë për revistën “Veja”, ku ka zbuluar disa të pathëna rreth karrierës futbollistike.
Ndër të tjera, braziliani ka folur rreth karrierës së ish-shokut të skuadrës te kombëtarja e Brazilit, Adrianos.
Ai pohoi se “Imperatori” siç e quanin te skuadra zikaltër, ka pasur një potencial të madh prej futbollisti.
“Adriano nuk pati të njëjtën ndihmë siç e pata unë gjatë karrierës”, ka pohuar ish-futbollisti i Interit.
“Është mëkat se nuk e shfrytëzoi potencialin që e kishte. Ishte qendërsulmues që mund të bënte historinë si fenomenët tjerë brazilianë në atë rol”, tha ndër të tjerash Ronaldo.
Theksojmë se Ronaldo ka luajtur 98 ndeshje për Brazilian duke realizuar 62 gola ndërsa Adriano ka pasur 50 paraqitje, ku ka shënuar 29 gola. /Telegrafi/