Braziliani shënoi që në debutimin e tij kundër Milanit, ekip të cilit tash i bashkohet për 10 milionë euro më pak.
Në sezonin e parë të Ronaldinhos në La Liga, Barcelona përfundoi e dyta në tabelë, prapa Valencias, por një vit më vonë, me brazilianin fitues të Kupës Botërore, që ishte në një formë të shkëlqyeshme, dhe po ashtu i ndihmuar nga Deco, Samuel Eto’o dhe Ludovic Giuly, ekipi fitoi titullin e ligës për të parën herë që nga viti 1999.
Ronaldinho vazhdoi formën e tij edhe në sezonin e ardhshëm dhe i përkrahur nga Lionel Messi, dyshja ndihmuan Barcelonën të mbrojë titullin në Spanjë. Për më shumë, braziliani po ashtu fitoi titullin Lojtari Botëror i Vitit, në vitet 2004 dhe 2005.
Spanjollët po ashtu u bënë kampionë evropian për të parën herë që nga viti 1992, e dyta herë në historinë klubit. Megjithëse Ronaldinho ishte gjunjëzuar në finalen, të cilën Barcelona e fitoi me rezultat 2-1 ndaj Arsenalit, ai u dëshmua në rundet e mëhershme, duke shënuar dy herë në çerekfinale kundër Chelseat dhe duke asistuar për Giulyn për të vetmin gol në gjysmëfinale, kundër Milanit.
Që atëherë, braziliani ka dështuar të shkëlqejë në mënyrë ët vazhdueshme. Ai ishte zhgënjimi i Kupës Botërore 2006, pjesë e ekipit brazilian që herë nxehej, herë ftohej para se të eliminohej nga Franca në çerekfinale.
Në nivel të klubit, 28-vjeçari ka dështuar të shkëlqejë, me arsyetimin e vazhdueshëm të Rijkaard se Ronaldinho ishte i lënduar.
Kur Josep Guardiola zëvendësoi Rijkaardin në fund të sezonit që lamë prapa, kishte spekulime se Ronaldinho mund të ristabilizohet në Nou Camp. Por, ish-kapiteni i klubit shumë shpejt deklaroi se braziliani ishte në shitje së bashku me Eto’o dhe Deco.
Ka shumë që do të presin me padurim të shohin se si do të gjendet Ronaldinho me trajnerin e Milanit, Carlo Ancelotti.
Ish-trajnerët e tij, ai i PSG, Luis Fernandez, dhe i Barcelonës, Frank Rijkaard, që të dy e kishin akuzuar brazilianin se po kalon më shumë kohë në klubet e natës se sa në fushën e stërvitjeve.
Në nivel ndërkombëtar, ai ende pritet të rikuperohet nga paraqitja larg formës së tij në Gjermania 2006 dhe ka humbur pozitën e tij të yllit në kombëtare, krahasuar me shokun e skuadrës tek Milani, Kaka.
Ai po ashtu kishte vënë në pyetje formën e tij fizike, me një varg fotografish të pahijshme të publikuara në vitet e fundit.
Sidoqoftë, kalimi në Itali i jep atij shans të rindezë karrierën e tij dhe në moshën 28-vjeçare ai do të tentojë të jetë bindës për së paku edhe pesë vite në top formë.
Në San Siro ai duhet të mos ketë shumë probleme të përshtatet, pasi që aty do të gjejë edhe shumë brazilianë tjerë krahas Kakas dhe Patos. Aty është edhe Dida, Emerson, ndërsa mund të pritet edhe një rikthim i Ronaldos.
Na e thoni mendimin tuaj! Cila mendoni se ishte arsyeja e rënies së tij? A do t’i rikthehet Ronaldinho formës së tij të dikurshme?