Ronaldinho ka vizituar ish-klubin e tij, Paris Saint-Germain, përpara ndeshjes vendimtare të Ligue 1, atë të së dielës kundër Monacos.
Ish-reprezentuesi brazilian ka bërë emër gjatë kohës së tij në PSG në mes të viteve 2001 dhe 2003, para se të shkojë dhe të bashkohet me Barcelonën, ku ai ndihmoi për të formuar një epokë të suksesit në skuadrën nga Camp Nou.
Ronaldinho është kthyer në kryeqytetin francez për të kaluar fundjavën me ekipin e tij të vjetër, vizitë kjo e cila do të rezultojë edhe për të shikuar ndeshjen ndaj Monacos në Parc des Princes, përcjell Telegrafi.
Deux générations de joueurs du @PSG_inside se croisent 🎖
🔴🔵 #PSGlegend pic.twitter.com/SU7sMoqzsn— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 27, 2017
Ndeshja është vitale, me kampionët e PSG që janë tre pikë prapa skuadrës së Radamel Falcaos, në krye të tabelës, në një garë për interesante për titull që përfshin gjithashtu edhe skuadrën e Nice.
“Parisi është një klub special për mu, ai është vendi ku unë iu bashkova karrierës evropiane”, ka thënë Ronaldinho.
L'éternel @10Ronaldinho 🙌
🔴🔵 #PSGlegend pic.twitter.com/sNnhFo7UwG— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 28, 2017
‘Magjistari’ brazilian ishte ish-ylli i dytë i skuadrës që vjen në vizitë këtë javë në Paris, pasi para tij ishte mesfushori anglez, David Beckham. /Telegrafi/
@PSG_inside ✌✌ pic.twitter.com/6pA5GgzuKx
— Ronaldinho (@10Ronaldinho) January 28, 2017