Roma ka dështuar të marrë fitoren e parë në kampionat, pasi është ndalur në barazim nga Genoa 1-1.
Giallorosët e kishin nisur dobët kampionatin, derisa në ndeshjen ndaj Genoas kanë luajtur shumë mirë, por që përsëri dështuan të merrnin fitoren..
Pasi krijuan raste të mira me Dovbyk, Dybala e Kone, në minutën e 37-të erdhi goli i epërsisë.
Ishte sulmuesi ukrainas, Artem Dovbyk që realizoi nga afërsia për 0-1.
Si chiude il primo tempo, siamo avanti grazie al gol di Artem Dovbyk 💪#GenoaRoma 0-1 pic.twitter.com/t8cMFnq75P
— AS Roma (@OfficialASRoma) September 15, 2024
45 minutat e para të kësaj ndeshje u mbyllën me dominim absolut të Romës dhe me meritë shkuan në pushim me epërsi.
Ndërkohë pjesa e dytë ishte më e balancuar, me skuadrën vendase që krijoi raste më të mira shënimi pasi ishin në ndjekje të rezultatit.
Megjithatë mysafirët nga kryeqyteti italian u mbrojtën mirë deri në fund të takimit, megjithatë në minutën e 90+6, Genoa barazoi me De Winter.
Roma tani ka vetëm tre pikë pas katër ndeshjeve të para, derisa Genoa ka pesë pikë.
Ndeshjen e ardhshme Roma e zhvillon në Olimpico ku pret Udinesen, derisa Genoa luan si mysafirë te Venezia. /Telegrafi/