Jose Mourinho fajësoi hapur një lojtar për barazimin 1-1 të Romës me Sassuolon, duke thënë se pas ndeshjes se përpjekjet e skuadrës u tradhtuan nga qëndrimi i një lojtari joprofesionist.
Giallorossët u ndalen në ‘Mapei Stadium’ kur Tammy Abraham theu thatësirën e tij dymujore të golave në Serie A, por Andrea Pinamonti barazoi nga afërsia pesë minuta më vonë.
“Kemi pasur një paraqitje të mirë, me një qëndrim pozitiv, profesional, serioz. Dy ditët e fundit ishin të vështira”, ka thënë fillimisht Mourinho për DAZN.
Triplice fischio.
Pinamonti risponde ad Abraham. #SassuoloRoma pic.twitter.com/5W4T9g3LZv
— AS Roma (@OfficialASRoma) November 9, 2022
“Ishte një ekip që donte të fitonte ndaj një kundërshtari të fortë, më vjen keq që përpjekjet e skuadrës u tradhtuan nga qëndrimi i një lojtari joprofesionist. Nuk më keni parë të flas kështu për Roger Ibanez kundër Lazios, sepse gabimet janë pjesë e lojës, qëndrimi i tij nuk ka qenë kurrë problem”.
“Një qëndrim joprofesional që nuk është i drejtë me shokët e tij të skuadrës, kjo është ajo që më zhgënjen. Një pikë në udhëtim nuk është një rezultat negativ dhe jam i kënaqur me qëndrimin e përgjithshëm të skuadrës sime”.
#SkySport #Roma #Mourinho https://t.co/u4FN36HUVC
— skysport (@SkySport) November 9, 2022
Kur u pyet se kush kishte marrë qëndrim të gabuar dhe tradhtoi shokët e skuadrës, Mourinho nuk pranoi të thoshte.
“Nuk do t’ju them. Unë kisha 16 lojtarë në fushë sonte dhe më pëlqeu qëndrimi i 15 prej tyre. Njërit i thashë se ai kishte këtë qëndrim vetëm sot dhe jo gjithmonë. Tani duam ta mbyllim këtë periudhë të sezonit me tre pikë”.
“Në janar, ai duhet të gjejë një klub tjetër”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/