Site icon Telegrafi

Romancat me diferencën e moshës do të jenë një hit në këtë vit

Lajme befasuese nga aplikacionet e takimeve

Në vitin e kaluar, shumë tendenca janë shfaqur kur bëhet fjalë për takimin e partnerëve, por aplikacioni Bumble ka publikuar një raport vjetor bazuar në njohuritë e përdoruesve të tij.

Sipas aplikacionit të takimeve Bumble, viti 2024 pritet të ketë një rritje të madhe të marrëdhënieve me një diferencë të konsiderueshme në moshë.

“Ne do të shohim beqarë që refuzojnë ndjekjen e vazhdueshme të përsosmërisë, refuzojnë afatet kohore të vjetruara, vendosin sfida dhe i kushtojnë më shumë vlerë cenueshmërisë emocionale dhe prioriteteve të përbashkëta”, shkruan ata.

Psikoterapisti Toby Ingham shpjegoi për mediat se nuk ka një hendek “perfekt” të moshës për të krijuar marrëdhënie, transmeton Telegrafi.

Ai shprehet se dikur ekzistonte një ide se duhej zbritur gjysma e moshës dhe më pas shtoheshin shtatë vjet për të marrë të ashtuquajturën “diferencë perfekte” në moshë kur bëhet fjalë për zgjedhjen e partnerit.

“Kjo mund të jetë e vjetërsuar tani. Nga një këndvështrim, ne mund të preferojmë që partnerët tanë të jenë bashkëmoshatarë. Nëse hendeku do të ishte shumë i madh, do të kishte probleme në aspektin e vlerave kulturore, interesave dhe të ngjashme. Tani, theksi i shoqërisë mbi gjithëpërfshirjen dhe normalizimin e dallimeve mund të zhdukë ide të tilla,” shpjegoi ai.

Lexo po ashtu Cila është diferenca ideale e partnerëve për të pasur një martesë të lumtur?

Edhe pse romancat me diferencë moshe janë gjithnjë e më të zakonshme, ato ende dinë të zgjojnë vëmendjen e njerëzve. Por ndërsa njerëzit kujdesen gjithnjë e më shumë për prioritetet e tyre personale, marrëdhënie të tilla pritet të rriten. /Telegrafi/

Exit mobile version