Roma ka njoftuar se lojtarët e tyre do të rifillojnë stërvitjet javën tjetër pasi rajonit të kryeqytetit iu dha atyre dhe Lazios dritën e gjelbër.
Rajoni i Lazios, i cili qeveris Romën, konfirmoi këtë mbrëmje se ata do të lejojnë klubet e tyre profesionale sportive të rifillojnë punën individuale në 6 maj.
Menjëherë pas kësaj, Giallorossët kanë njoftuar zyrtarisht rikthimin e skuadrës në stërvitje.
#ASRoma would like to thank the Lazio Regione for its sensitivity towards team sports. Next week, Roma players will undergo medical assessments and begin individual training sessions – observing safe distancing guidelines – at the Trigoria training centre. pic.twitter.com/aE0ue0Pd7Y
— AS Roma English (@ASRomaEN) May 2, 2020
“Roma dëshiron të falënderojë rajonin e Lazios për ndjeshmërinë e saj ndaj sporteve në ekip”.
“Javën tjetër, lojtarët e Romës do t’i nënshtrohen vlerësimeve mjekësore dhe do të fillojnë seanca individuale stërvitore – duke respektuar udhëzimet për distancimin e sigurt – në qendrën e trajnimit Trigoria”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i Romës mbyll një ditë të frytshme të futbollit italian, pasi më parë edhe tri klube nga rajoni Emilia njoftuan rikthimin në stërvitje.
Sassuolo ishte klubi i parë që zyrtarizoi rikthimin, ndërsa më vonë u përcollën nga fqinjët emilian të Parmas dhe Bolognas. /Telegrafi/