Telegrafi

Roma zbarkon në stadiumin “Air Albania”- Kumbulla i lumtur, Abraham kurioz

Skuadra e Romës ka zbaruar në stadiumin “Air Albania” në këto momente, aty ku të mërkurën (21:00) do të përballet me Feyenoordin në finalen e Ligës së Konferencës.

Djemtë e Jose Mourinhos kanë zbritur në fushën e blertë, jo për t’u stërvitur, thjesht për të parë fushën dhe shijuar stadiumin kombëtar.

Mes tyre edhe Marash Kumbulla, i cili shpreson të luajë nga minuta e parë.

Mbrojtësi shqiptar u shfaq duke buzëqeshur nën shoqërinë e Stephan El Shaarawy.

Ndërkohë që lojtarët e ekipit verdhekuq ishin ndarë në grupime të vogla dhe po bisedonin qetësisht mes tyre, Tammy Abraham shëtiti nëpër fushë, madje bëri provat e tij edhe te dy shtyllave të portave.