Site icon Telegrafi

Roma vuan, por një gol i minutës së fundit i sjell tre pikët ndaj Monzës

Roma ka marrë fitore me shumë vuajtje ndaj Monzës me rezultat minimal 1-0.

Për të parë rastin e parë në ndeshje, tifozët u desh të prisnin minutën e 37-të kur Houssem Aouar goditi, por pa sukses.

Vetëm tre minuta më vonë, Monza mbeti me një futbollist më pak në fushë pasi Danilo D’Ambrosio u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u skuq.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin baras 0-0.

Në pjesën e dytë Roma shtoi trysninë në drejtim të portës mysafire duke kërkuar me çdo kusht fitoren.

Romelu Lukaku pati rast të mirë shënimi, por që goditja e tij u bllokua.

Sulmuesi iranian Sardar Azmoun goditi shtyllën tre minuta para fundit të ndeshjes.

Ndërkohë për të sjell gëzim të jashtëzakonshëm në Olimpico u përkujdes Stephan El Shaarawy në minutën e 90-të.

Reprezentuesi italian pranoi një top në zonë pas një tollovie dhe me një goditje të fuqishme realizoi për 1-0.

Deri në fund Roma u mbrojt mirë dhe ndali tre pikët në Olimpico.

Me këtë fitore Giallorosët ngritën në pozitën e gjashtë në tabelë me 14 pikë, tetë më pak se lideri Interi.

Ndeshjen e ardhshme Roma e luan në udhëtim te Interi, derisa Monza pret Udinesen. /Telegrafi/

Exit mobile version