Roma dhe Verona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të kampionatit italian, Serie A.
Giallorossët janë nikoqirë të Veronas në ndeshjen e cila zhvillohet në Olimpico me fillim nga ora 20:45.
Roma vjen nga humbja e fundit nga Interi në gjiron e dytë, pasi ndeshja e javës së tretë ndaj Sampdorias nuk u zhvillua shkaku i kushteve të rënduara.
Kështu, skuadra e Eusebio Di Francesos dëshiron vetëm fitore, ndërsa mysafirët nga tri ndeshja kanë vetëm një pikë dhe do dëshironin edhe një tjetër nga ky takim.
Roma: Alisson; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Pellegrini, De Rossi, Nainggolan; Under, Dzeko, El Shaarawy.
Banka rezervë: Lobont, Skorupski, Jesus, Strootman, Perotti, Shick, Moreno, Gonalons, Defrel, Da Silva, Santos, Castan.
Verona: Nicolas; Ferrari Caceres, Heurtaux, Souprayen; Bessa, Buchel, Zuculini; Romulo, Kean, Valoti.
Banka rezervë: Silvestri, Coppola, Laner, Verde, Fossati, Pazzini, Caracciolo, Zaccagni, Lee, Bearzotti
/Telegrafi/