Telegrafi

Roma vazhdon të jetë hije e Juventusit (Video)

Getty Images

Roma ka realizuar fitore prej 3-0 si mysafir i Bolognas në ndeshjen e javës së 31-të në Serie A.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e 25-të kur Federico Fazio e shënoi golin e parë.

Para se skuadra të shkonin në pushim, Giallorossët e gjetën edhe një herë rrjetën, kësaj radhe realizoi Mohamed Salah (41’) dhe me epërsi të dyfishtë kryeqytetasit shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, Roma shënoi sërish. Edin Dzeko ishte realizues i golit të tretë (75’).

Pas kësaj fitoreje, Roma ruan diferencën prej gjashtë pikësh me liderin Juventus.

Në xhiron e ardhshme, skuadra nga kryeqyteti italian luan kundër Atalantas. /Telegrafi/