Roma ka shënuar fitore ndaj Slavia Pragës me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.
Të besuarit e Jose Mourinhos shënuan që në minutën e parë, kur Edoardo Bove gjeti rrjetën për 1-0.
https://twitter.com/fotbolism/status/1717633550810538460
Në minutën e 17-të, Roma shtoi epërsinë me golin e Romelu Lukakut i cili shënoi pas asistimit të Stephan El Shaarawyt.
https://twitter.com/fotbolism/status/1717633973801902414
Me këto gola u mbyll pjesa e parë, ndërsa edhe në të dytën Roma ishte më e mirë.
Lukaku dhe El Shaarawy kishin mundësi të shënonin, por nuk ia arritën të gjenin rrjetën.
Roma ka 9 pikë deri më tani nga tri ndeshje dhe është në rrugë të mirë për të kaluar grupin. /Telegrafi/