Telegrafi

Roma vazhdon ndjekjen e Juves (Video)

Roma ka fituar ndaj Bolognas me rezultat 3-0.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e lehtë për ata.

Goli i parë në takim erdhi nga Mohamed Salah në minutën e 13-të pas një asistimi nga Diego Perotti dhe me rezultatin 1-0 u mbyllë pjesa e parë.

Egjiptiani shënoi edhe dy herë në pjesën e dytë në minutat 62’dhe 72’ për ta kthyer Romën te fitoret pas atij barazimi ndaj Empolit.

Pas kësaj fitore Roma renditet në vendin e dytë me 26 pikë, kurse Bologna e Blerim Xhemailit në vendin e 15-të me 13 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga kryeqyteti është ndaj Atalantas. /Telegrafi/