Roma ka triumfuar ndaj Bolognas me rezultat minimal 1-0 në kuadër të javës së 30-të në Serie A.
Giallorossët e filluan mjaftë mirë takimin, duke krijuar disa shanse të sigurta për gol, mirëpo u mungoi konkretizimi.
Por, ky mund i madh i tyre u shpërblye në minutën e 44-të, pasi Borja Mayoral shënoi për 1-0.
👉👉 Gol numero 14 in stagione 💪#RomaBologna pic.twitter.com/buWKK0Tsjx
— AS Roma (@OfficialASRoma) April 11, 2021
Në 45 minutat e dytë, Roma ishte disi më e tërhequr dhe kërkonte të përfitonte nga gabimet e mysafirëve.
Shans të mirë për gol pati edhe Amadou Diaëara, që në minutën e 55-të përpak sa nuk shënoi gol nga një solo aksion.
74': Bruno! Raccoglie la respinta della difesa avversaria e lascia andare il destro, Skorupski respinge #RomaBologna 1-0 pic.twitter.com/n3TFuzdXyz
— AS Roma (@OfficialASRoma) April 11, 2021
Mundësinë më të mirë për të realizuar për 2-0 e kishte Bruno Peres (74’), por portieri i Bolognas bëri një pritje fantastike.
Pas javës së 30-të, Roma gjendet në vendin e shtatë me 54 pikë, pesë më pak se Napoli që është në vendin e katërt dhe është objektivi i tyre për t’u plasura pikërisht aty. /Telegrafi/