Roma ka fituar në udhëtim te Parma me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Serie A.
Giallorossët kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat, pasi kanë fituar në një udhëtim të vështirë te Parma.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të klubit mysafirë, të cilët patën shumë raste të mira shënimi, por pa arritur t’i konkretizojnë.
Në pjesën e dytë, ishte vetëm skuadra e Romës që luajti dhe krijoi raste, duke arritur t’i shënojë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 58-të të ndeshjes dhe ishte Bryan Cristiante, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Cengiz Under.
Pas golit, Roma krijoi edhe disa raste të mira shënimi, por goli i epërsisë 2-0 erdhi vetëm në minutën e 75-të me anë të turkut Under dhe ky doli të jetë goli i rezultatin përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Giallorossët janë ngjitur në pozitën e pestë me 30 pikë, ndërsa Parma renditet në pozitën e 12-të me 25 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Roma luan në shtëpi ndaj Torinos, ndërsa Parma udhëton te Udinese. /Telegrafi/
https://twitter.com/Wideoverload/status/1079033981562167296
https://twitter.com/Wideoverload/status/1079038386231562240