Telegrafi

Roma vazhdon me fitore, mposht si mysafir Crotonen

Roma ka shënuar fitore në kuadër të javës së 16-të ndaj Crotones me rezultat 3-1.

Romakët e nisën shumë mirë ndeshje, duke radhitur rastet para portës kundërshtare.

Që në minutën e tetë ishte Borja Mayoral që shënoi për 1-0 pas asistimit të Henrikh Mkhitaryan.

 

Pas golit të dy skuadrat kishin rastet e tyre, por që u desh të pritej minuta e 29-të që të shënohej goli i dytë.

Ishte Borja Mayoral që shënoi golin e dytë personal për rezultati 2-0.

 

Roma fitoi penallti në minutën e 34-të të ndeshjes, pas një pengimi në zonë.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Mkhitaryan për 3-0, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Pjesa e dytë nisi më qetë, pasi kryeqytetasit kishin rezultatin dhe e menaxhonin atë.

Goli i vetëm i Crotones erdhi në minutën e 71-të, kur Vladimir Golemic shënoi me kokë.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Roma festoi fitoren e dhjetë këtë sezon dhe me 33 pikë mban vendin e tretë në renditje. /Telegrafi/