Roma ka arritur të shënojë fitore në përballje me Spal me rezultat 3-1.
Romakët e nisën takimin mirë, por atyre shumë u ndihmoi edhe kartoni i kuq i marrë nga Felipe që në minutën e nëntë.
Serie e golave u nis nga Edin Dzeko në minutën e 20-të, i cili shënoi pas asistimit të El Shaaraëyt (1-0).
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Në minutën e 32-të holandezi Kevin Strootman arriti të shënojë golin e parë sezonal.
Pjesa e par u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë Roma e siguroi fitoren.
Ishte i riu Lorenzo Pellegrini që arriti ta çojë rezultatin në 3-0.
Krejt çka bëri Spal ishte goli i nderit i shënuan nga Federico Viviani. Italiani gjuajti nga pika e bardhë, por penalltia e tij u prit.
Nga topi i kthyer ai arriti të shënojë në portën e Alisson.
Deri ën fund Roma e kërkoi edhe golin e katërt, por që nuk arriti ta gjente.
Pas kësaj fitoreje Roma ngjitet në kuotën e 34 pikëve, në pozitën e katërt, ndërsa Spal mbetet në vendin e 18-të me 10 pikë. /Telegrafi/
GOOOOAAAAALLL!!! Edin #Dzeko opens up the scoring for this round in the 19th minute. 1-0 #RomaSpalhttps://t.co/PeqVGNEoIE
— Kush (@footballkush) December 1, 2017
https://www.youtube.com/watch?time_continue=9&v=UKnb4uJNfJ0
Lorenzo #Pellegrini beauty header #RomaSpal 3-0 pic.twitter.com/9JhYGgTDI9
— ÈIRE 🇮🇪 🐺 (@ASRomaIE) December 1, 2017