Telegrafi

Roma triumfon pa shumë probleme ndaj Spezias

Roma ka triumfuar 2-0 ndaj Spezias në kuadër të javës së 19-të në Serie A.

Giallorossët e nisën mirë takimin, duke kërkuar golin e epërsisë sa më herët.

Por, atë e arritën në minutën e 45-të të takimit, kur Paulo Dybala asistoi te Stephan El Shaarawy.

Pjesa e dytë nisi edhe më mirë për Romën, kur ia dolën të realizonin edhe të dytin.

Ishte minuta e 49-të, kur Dybala regjistroi asistimin e tij të dytë, ndërsa Tammy Abraham ishte golashënuesi.

Roma mund të kishte shënuar edhe më shumë gola, por që nuk ia doli t’i konvertonte – por që ishin të kënaqur me tri pikët e fituara.

Pas javës së 19-të, Roma është ngjitur në vendin e katërt me 37 pikë, e në xhiron e 20-të do të kenë punë me liderin, Napolin. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore