Roma ka triumfuar ndaj Salernitanas në kuadër të javës së 32-të në Serie A, me rezultat 2-1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Ivan Radovanovic, që u asistua prej Franck Riberys në minutën e 22-të.
Me këtë gol, dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve.
— US Salernitana 1919 (@OfficialUSS1919) April 10, 2022
45 minutat e dytë ishin të gjithë të Giallorossëve, që jo vetëm se barazuan shifrat, por edhe kaluan në epërsi.
Golin e parë për vendasit e shënoi Carles Perez në minutën e 82-të, që u asitua prej Henrikh Mkhitaryan.
CARLES PEREZ! 1-1 ALL'82'!#RomaSalernitana pic.twitter.com/NuPwS9hayQ
— AS Roma (@OfficialASRoma) April 10, 2022
Tre minuta më vonë, Roma shënoi edhe të dytin, tani me anë të Chris Smalling, që realizoi nga një harkim i Jordan Veretout.
Pas javës së 32-të, Roma gjendet në vendin e pestë me 57 pikë, ndërsa në xhiron e 33-të takohet me Napolin. /Telegrafi/