Telegrafi

Roma triumfon në frymën e fundit ndaj Lecces

Roma ka fituar në sekondat e fundit të takimit me rezultat 2-1 ndaj Leccen në kuadër të javës së 11-të në Serie A.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Giallorossët fituan penallti, por që Romelu Lukaku dështoi të shënonte nga pika e bardhë.

Në minutën e 25-të, Edoardo Bove goditi me vollej, por që portieri bëri një pritje brilante.

Në 45 minutat e dytë, Roma vazhdoi me kërkimin e golit të epërsisë, derisa ishte një situatë dramatike deri në sekondat e fundit të takimit.

Marin Pongracic dhe Nikola Krstovic dështuan të shënonin për Leccen në fillim të pjesës së dytë.

Në anën tjetër, Lukaku në minutën e 54-të nuk ia doli të shënonte nga afërsia.

Ishte minuta e 72-të e takimit kur Pontus Almqvist pranoi asistimin nga Lameck Banda, për rezultatin 1-0.

Sardar Azmoun realizoi në minutën e 90+2-të, duke filluar rikthimin e Romës.

Për t’u siguruar tri pikë romakëve u përkujdes Lukaku, që shënoi në minutën e 90+4-të.

Pas javës së 11-të, Roma gjendet në vendin e shtatë me 17 pikë, ndërsa në xhiron e 12-të do të takohet me Lazion. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore