Site icon Telegrafi

Roma triumfon ndaj Bolognas, vazhdon me fitore në Serie A (Video)

ROME, ITALY - OCTOBER 28: Stefan El Shaarawy of AS Roma celebrates holding the jersey with the written of the name of his teammate Karsdorp after scoring the opening goal during the Serie A match between AS Roma and Bologna FC at Stadio Olimpico on October 28, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Roma ka fituar ndaj Bolognas në Serie A me rezultat 1-0.

Vendasit ishin më të mirë, por edhe mysafirët nuk u dorëzuan lehtë në këtë takim.

Edin Dzeko gjatë një dueli me mbrojtësit e Bolognas. Foto: Getty Images

Në minutën e 28-të Edin Dzeko provoi me kokë, ndërsa në minutën e 32-të Adam Masina rrezikoi seriozisht portën e Alisson.

Goli i vetëm në takim erdhi nga Stephan El Shaarawy në minutën e 33-të.

Kevin Strootman në një duel me Simone Verdin. Foto: Getty Images

Dzekoi rrezikoi edhe në minutën e 53-të dhe deri në fund nuk kishte raste të mira për gol.

Roma vazhdon në pozitën e pestë me 24 pikë, kurse Bologna në vendin e 11-të me 14 pikë.

Ndeshja e ardhshme e klubit na kryeqyteti italian është ndaj Fiorentinës, kurse Bologna luan ndaj Crotones. /Telegrafi/

Exit mobile version