Site icon Telegrafi

Roma të heqë dorë nga Smalling, pranë marrëveshjes për Kumbullën

(Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Roma është gati të heqë dorë nga bisedimet me Manchester Unitedin për Chris Smallingun dhe është pranë arritjes së marrëveshjes me mbrojtësin Hellas Veronas, Marash Kumbulla.

Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja me Veronan është arritur shpejt dhe shqiptari do të huazohet me obligim blerjeje për 30 milionë euro.

Unitedi e ka refuzuar ofertën e fundit të Giallorossëve për Smalling dhe ata e kanë humbur durimin duke vazhduar drejt një objektivi tjetër.

(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Kumbulla është vetëm 20 vjeç dhe është duke u vlerësuar shumë për cilësitë e tij në fazën e mbrojtjes.

Në debutimin e tij në Serie A, ai regjistroi 25 paraqitje dhe shënoi një gol në edicionin e kaluar.

Interi, Lazio dhe Napoli janë klubet tjera të interesuara për Kumbullën. /Telegrafi/

Exit mobile version