Telegrafi

Roma synon t’i kthehet fitores në ndeshjen ndaj Sampdorias, formacionet zyrtare

Roma dhe Sampdoria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Giallorossët janë nikoqir të Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në kampionatin italian, e cila zhvillohet në Olimpico nga ora 15:00.

Skuadra e drejtuar nga Eusebio Di Francesco ka tri ndeshje pa fitore dhe synon t’i marrë tri pikët në Serie A për të qëndruar në hap me katër pozitat e parë.

Edhe mysafirët nuk po kalojnë formë të mirë dhe janë pa fitore në tri ndeshjet e fundit, kështu që duan rezultat pozitivi nga ky udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Roma: Olsen; Florenzi, Manolas, Jesus, Kolarov; N’Zonzi, Cristante; Kluivert, Lo.Pellegrini, El Shaarawy; Schick.

SampdoriaAudero; Bereszynski, Andersen, Colley, Murru; Ronaldo Viera, Praet, Linetty; Ramirez; Caprari, Defrel

/Telegrafi/