Telegrafi

Roma synon t’i kthehet fitores në ndeshje ndaj Sassuolos, formacionet zyrtare

Roma dhe Sassuolo kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Giallorossët janë nikoqir të Sassuolos në takimin e vlefshëm për javën e dhjetë në Serie A, takim që do të zhvillohet nga ora 15:00 në Olimpico.

Ekipi i Paulo Fonsecas vjen në këtë ndeshje pas një humbje turpëruese nga Napoli dhe synon t’i kthehet fitores për të mbetur në pjesën e epërme të tabelës.

Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu vijnë nga një humbje dhe do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Roma: Mirante; Ibanez, Cristante, Kumbulla; Karsdorp, Villar, Pellegrini, Spinazzola; Pedro, Mkhitaryan; Dzeko;

Sassuolo: Pegolo; Ayhan, Marlon, Ferrari, Rogerio; Locatelli, Obiang; Berardi, Lopez, Boga; Djuricic;

/Telegrafi/