Mbrojtësi maroken, Mehdi Benatia mund të rikthehet përsëri në kampionatin italian.
Pas transferimin në Bayern Munich dy vite më parë, Benatia nuk ka arritur të gjejë formën që kishte tek Roma.
Është pikërisht Roma skuadra që e dëshiron rikthimin e lojtarit në ‘Olimpico’, në fund të stinorit.
Sipas medieve italiane, Roma ka bërë gati 18 milionë euro për rikthimin e Benatias në Serie A.
Kujtojmë që për shërbimet e marokenit në garë është edhe kampioni i ri i Italisë, Juventus. /Telegrafi/