Telegrafi

Roma synon që t’i blindojë me kontrata afatgjate tre yjet e skuadrës

(Foto: Twitter/AS Roma)

Roma nuk është njëra nga skuadrat pretendente për titullin e kampionit, por në radhët e veta ka shumë lojtarë të mirë që pëlqehen nga skuadrat e mëdha.

Pasi kanë arritur t’i ruajnë  yjet e skuadrës në vitet e fundit, Giallorosët synojnë që t’iu vazhdojnë edhe kontratat për disa vite.

Kësisoj mediumi i afërt me klubin ‘Forza Roma’, ka shkruar se Thiago Pinto ka për synim t’i blindojë tre yjet e skuadrës gjatë javëve në vazhdim.

Drejtori sportiv i Romës ka lënë takime me agjentët e futbollistëve si Gianluca Mancini, Nicolo Zaniolo dhe Leonardo Spinazzola.

Që të tre kanë kontrata me Romën deri në verën e vitit 2024, por klubi italian nuk dëshiron që t’i lë asgjë rastit dhe dëshiron që t’ia vazhdoj kontratat deri në vitin 2026.

Me kontratat e reja, treshja italiane e Romës do të marrin edhe paga më të larta, pasi do të jenë menjëherë në listën e më të paguarve pas dyshes Lorenzo Pellegrini dhe Tammy Abraham.

Si Mancini, ashtu edhe Spinazzola e Zaniolo kanë shprehur gatishmërinë për të mbetur pjesë e Romës edhe për disa vite dhe vazhdimi i kontratave duket punë e lehtë për Thiago Pinton.

Kujtojmë që për lojtarët në fjalë gjithmonë ka pasur interesim nga skuadrat e mëdha në vitet e fundit dhe kjo është arsyeja që Roma dëshiron vazhdimin e kontratave në mënyrë që të qëndrojë e qetë. /Telegrafi/