Site icon Telegrafi

Roma “sundohet” nga Lazio (Video)

Lazio ka fituar derbin e zjarrtë lokal ndaj Romës, duke e mposhtur me rezultat 3-1 dhe duke i dhënë shpresë vetes për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë me të dy skuadrat që shënuan nga një gol dhe krijuan shumë raste.

Shtrëngim duarsh nga Spalletti dhe Inzaghi

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët në minutën e 12 me anë të Keita Baldes, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit të Milinkovic-Savic.

Festa e Baldes pas golit të parë

Roma e gjeti golin e barazimit vetëm në minutën e fundit të pjesës së parë nga penalltia me anë të Daniele de Rossit, i cili u tregua i saktë përball Thomas Strakoshës për 1-1.

Në pjesën e dytë ishin Lazio ata të cilët mbizotëruan dhe dominuan ndeshjen duke shënuar edhe dy gola, të cilat i siguruan një fitore të madhe.

Fillimisht ishte Dusan Basta në minutën e 50 që shënoi një gol me anë të devijimit për 2-1, ndërsa në minutën e 85 u rikthye përsëri në skenë Keita Balde, i cili shënoi pas asistimit të Senad Lulic dhe vendosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Lazio e sheh veten në pozitën e katërt me 67 pikë apo vetëm katër më pak se Napoli në pozitën e tretë, ndërsa Roma renditet në vend të dytë me 75 pikë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version