Telegrafi

Roma – Spal, formacionet zyrtare

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Roma e pret skuadrën e papërshtatshme të Spalit në Olimpico për duelin e radhës në Serie A.

Giallorosët do të mundohen të përfitojnë nga duelet e rivalëve të cilët zhvillojnë ndeshjet respektive.

Sfida që fillon nga ora 15:00 i gjen romakët në pozitën e gjashtë duke kërkuar që të realizohet fitorja e katërt rresht në Serie A.

Me një fitore, Roma do të pozicionohej e treta pasi luan para Interit dhe Lazios.

Spali vjen nga katër humbje rresht dhe do të mndohet që të përmirësojë pak formën.

Formacioni i Romës: Olsen, Florenzi, Fazio, Marcano, Luca Pellegrini, Cristante, Nzonzi, Lorenzo Pellegrini, Cengiz, El Shaarawy, Dzeko.

Formacioni i Spalit: Gomis; Cionek, Djourou, Felipe, Fares; Lazzari, Valoti, Schiattarella, Missiroli; Antenucci, Petagna. /Telegrafi/