Roma dhe Spali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Giallorossët janë nikoqir të Spalit në takimin e vlefshëm për javën e 16-të të Serie A, i cili zhvillohet në Olimpico nga ora 18:00.
Ekipi i Paulo Fonseca është në formë të mira me dy fitore e një barazim nga tri ndeshjet e fundit dhe synon fitoren e radhës.
📍 Stadio Olimpico #RomaSPAL 🐺 #ASRoma pic.twitter.com/Wcxaq8Spo4
— AS Roma (@OfficialASRoma) December 15, 2019
Në anën tjetër, mysafirët e Spalit gjenden në fundin e tabelës dhe në formë të tmerrshme, kështu që do të ishin të kënaqur me një pikë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Roma: Pau Lopez; Florenzi, Cetin, Fazio, Kolarov; Veretout, Diawara; Zaniolo, Pellegrini, Perotti; Dzeko
Spal: Berisha; Cionek, Vicari, Felipe, Tomovic; Murgia, Valoti, Missiroli, Igor; Paloschi, Petagna
/Telegrafi/