Benevento është nikoqir i Romës për takimin që luhet në kuadër të javës së 23-të në Serie A.
Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 20:45 në stadiumin Stadio Ciro Vigorito”.
Për këtë takim, Benevento nuk mund të llogarisë vetëm në Letizian që është i lënduar.
Në anën tjetër, Roma do të jetë pa, Bryan Cristianen, Ibanes, Marash Kumbullën, Davide Santon, Chris Smalling, Nicolo Zaniolon që janë të lënduar.
Formacioni startues i Beneventos: Montipò; Depaoli, Glik, Barba, Foulon; Hetemaj, Schiattarella, Viola; Ionita, Caprari; Lapadula.
Formacioni startues i Romës: Pau Lopez; Fazio, Mancini, Spinazzola; Karsdorp, Villar, Veretout, Bruno Peres; Pellegrini, Mkhitaryan; Borja Mayoral. /Telegrafi/
🟥🟧🟨🐺🟨🟧🟥
Ecco la nostra formazione per #BeneventoRoma 👊#ASRoma pic.twitter.com/te3WXmnpiB
— AS Roma (@OfficialASRoma) February 21, 2021