Roma ka fituar ndaj Napolit me rezultat të thellë 2-4 në udhëtimin e tyre në vlefshëm për javën e 27-të të Serie A.
Skuadra e Maurizio Sarrit ka lëshuar terren pas 10 ndeshje dhe ka humbur nga shtëpi nga Roma e Eusebio di Francescos.
Ndeshja nisi me një gol të shpejt të vendasve, të cilët pas vetëm gjashtë minutave shënuan me Lorenzo Insignen për 1-0.
Megjithatë, Roma u kthye në lojë pas vetëm një minute duke shënuar me anë të Cengiz Under për të barazuar në 1-1.
Ky gol ngriti moralin e Giallorossëve, të cilët shënuan edhe me anë të sulmuesit të tyre kryesor, Edin Dzeko (26′) për 1-2 dhe dërgoi skuadrën në pushim me epërsi.
Pjesa e dytë e takimit, nisi me Napolin duke sulmuar për të gjetur golin e barazimit, por u ndëshkuan përsëri nga Roma, e cila me Dzekon (73′) ngriti epërsinë në 1-3.
Deri në fund të ndeshjes, Roma arriti të shënoj edhe një gol me anë të Diego Perottit (79′), i cili shënoi për 1-4, ndërsa Dries Mertens (90+) vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2-4.
Pas kësaj fitore, Roma ngjitet në pozitën e tretë me 53 pikë, ndërsa Napoli mbetet i pari me 69 pikë apo vetëm një më shumë se Juventusi në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak.
Në ndeshjen e radhës, napolitanët udhëtojnë te Interi, ndërsa Roma e pret në shtëpi Torinon. /Telegrafi/
https://twitter.com/SempreSSCNapoli/status/970024911514333185
GOOOOAAAAALLL!!!! It's the Turkish Terror, Cengiz Under quickly makes it 1-1 | 7' #NapoliRomahttps://t.co/wXvHYMNude
— Kush (@footballkush) March 3, 2018
Edin #Dzeko's go ahead strike, are Roma really going to upset #Napoli here? #LazioRomahttps://t.co/EOI4QPTU9z
— Kush (@footballkush) March 3, 2018
https://twitter.com/SempreSSCNapoli/status/970045993516503046
https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=IFTIyNmYYNQ