Roma do të zbarkojë sërish në tokën shqiptare, pas suksesit një vit më parë kur fitoi Ligën e Konferencës.
Skuadra e madhe italiane tani nuk do të vijë në kryeqytetin shqiptar për të luajtur një finale, por një ndeshje miqësore.
Kampioni në fuqi i Shqipërisë, Partizani është nikoqir i Giallorosëve për ndeshjen miqësore.
Ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që ka konfirmuar se ndeshja miqësore do të zhvillohet në ‘Air Albania stadium’.
Miqësorja mes Partizanit dhe Romës do të zhvillohet më 12 gusht. /Telegrafi/