Site icon Telegrafi

Roma së shpejti zyrtarizon vazhdimin e kontratës me De Rossin, gati edhe drejtori i ri

Daniele De Rossi ka bërë të gjithë për vete te Roma, njëherë për vite me radhë si futbollist e tani edhe si trajner.

Trajneri i ri italian ka marrë disa fitore radhazi dhe ka dërguar skuadrën e tij deri në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Giallorosët kanë konfirmuar më parë se do t’ia vazhdojnë kontratën De Rossit, por pa dhënë detaje.

Lexo po ashtu De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Gjithsesi Corriere dello Sport ka raportuar se kontrata e De Rossit do të jetë dy vjeçare me mundësi vazhdimi deri në vitin 2027.

Ky rinovim i kontratës pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.

Lexo po ashtu Roma shpërthen ndaj Serie A, nuk i shtyhet ndeshja me Atalantën: Një tjetër goditje për integritetin e kampionati

Përveç De Rossit, te Roma po punojnë edhe për drejtorin e ri sportiv ku disa emra janë në listën e tyre.

Florent Ghisolfi është kandidati kryesor për ta marrë këtë pozitë, me francezin që ka bërë punë shumë të mirë në Ligue 1 me Nicen. /Telegrafi/ 

Na ndiqni në rrjetet tona socialeFacebookInstagramTikTokTwitter, Threads.
Exit mobile version