Telegrafi

Roma rikthehet te fitorja pas tri xhirosh në Serie A, triumfon në udhëtim te Sampdoria

Daniele De Rossi (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Fitorja e shumë pritur e Romës erdhi, klubi nga kryeqyteti italian fitoi si mysafir i Sampdrorias me rezultat 0-1.

Vendasit befasuan me lojën e mirë, por fati ishte në anën e skuadrës së Claudio Ranierit.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Daniele De Rossi në minutën e 75-të, kapiteni shënoi nga afërsia.

Kapiteni Daniele De Rossi gjatë një momenti të ndeshjes (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Roma renditet në vendin e gjashtë me 51 pikë, kurse Sampdoria vazhdon në pozitën e nëntë me 45 pikë.

Në xhiron e radhës romakët luajnë ndaj Udineses, ndërsa Samp ndaj rivalëve lokal, Genoas. /Telegrafi/