Fitorja e shumë pritur e Romës erdhi, klubi nga kryeqyteti italian fitoi si mysafir i Sampdrorias me rezultat 0-1.
Vendasit befasuan me lojën e mirë, por fati ishte në anën e skuadrës së Claudio Ranierit.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Daniele De Rossi në minutën e 75-të, kapiteni shënoi nga afërsia.
Pas kësaj fitore Roma renditet në vendin e gjashtë me 51 pikë, kurse Sampdoria vazhdon në pozitën e nëntë me 45 pikë.
Në xhiron e radhës romakët luajnë ndaj Udineses, ndërsa Samp ndaj rivalëve lokal, Genoas. /Telegrafi/
https://twitter.com/ASR_SF/status/1114621137676324864