Roma ka marr një fitore të madhe në udhëtim te Hellas Verona me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Serie A, duke u kthyer te fitoret pas gjashtë ndeshjeve.
Pjesa e parë e takimit u dominua nga mysafirët romak, të cilët arritën të gjejnë golin e epërsisë qysh pa u mbushur një minutë mirë.
Ishte anësori turk, Cengiz Under, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca për epërsinë 1-0 pasi më parë u shërbye nga Lorenzo Pellegrini.
Në vazhdim të kësaj pjese, Roma rrezikoi me anë të Edin Dzekos (6′,20′) dhe Verona me anë të Matos (33′), por pa pasur sukses t’i ndryshojnë shifrat.
Në pjesën e dytë, Roma mbeti pa një lojtar në minutën e 55-të, pasi mesfushori italian, Pellegrini, bëri një ndërhyrje të rrezikshme nga mbrapa dhe gjyqtari e ndëshkoi me të kuq.
Pas këtij kartoni u zhvillua lojë më e barabartë dhe Verona tentoi disa herë ta gjej golin e barazimit, por pa pasur sukses dhe në fund Roma arriti ta marr një fitore të madhe me rezultat minimal 1-0.
Pas kësaj fitore, Roma renditet në vendin e pestë me 44 pikë apo një më pak se Interi në të katërtin, ndërsa Verona zë vendin e 19-të me 16 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Giallorossët luajnë në shtëpi ndaj Beneventos, teksa Verona udhëton te Sampdoria. /Telegrafi/